Arsovski: Qeveria nuk heqë dorë nga vetingu në gjyqësor

Maqedonia

Arsovski: Qeveria nuk heqë dorë nga vetingu në gjyqësor

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:24
Ilustrim

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, sot deklaroi se Qeveria nuk heqë dorë nga vetingu i paralajmëruar në gjyqësi. Sivjet, sipas tij, janë filluar procedura kundër 83 gjykatësve, ndërsa si arsyetim janë shënuar vjetërsimi dhe veprimi i padenjë për lëndët dhe ngjashëm.

Në konferencën për media në Qeveri, Arsovski sqaroi se shteti mund të jep vetëm kornizë kohore për këtë proces, ndërsa vet procesin duhet ta përfundojnë Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik.

“Shteti nuk mund të bëjë filtrim. Këtë proces duhet ta kryejnë Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik. Shteti mund vetëm të jep kornizë kohore dhe mënyrë si të kryhet. Sipas informatave që i kemi, nga viti 2019 deri në vitin 2020, vetëm Këshilli Gjyqësor ka shkarkuar tetë gjykatës, e sivjet janë filluar procedura për 83 gjykatës. Arsyet janë për vjetërsim të lëndëve, veprim jo i denjë për lëndët dhe ngjashëm”, tha Arsovski.

Ai pranon se i gjithë procesi ka humbur paksa intenzitetin përshkak pandemisë përshkak se një pjesë e gjykatësve janë të infektuar apo në izolim përshkak kontakteve me të infektuar.

“Sido që të jetë, Qeveria nuk heqë dorë nga ky proces dhe kjo do të realizohet”, tha Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat