Dekleratat e Zeadinit si fishekzjarre të një shou mediatik!

Maqedonia

Dekleratat e Zeadinit si fishekzjarre të një shou mediatik!

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:30
Zeadin Sela dhe Zajko

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zeadin Sela, lidhur me zhvillimet aktuale në vend ka thënë dje se nevojitet një takim liderësh për zgjidhjen e shumë çështjeve të ndryshme që na preokupojnë.

Mes tjerash ai ka deklaruar se: “Do të ishte mirë që si fillim të kemi një takim liderësh, ku do të diskutojmë për çështjen e bllokadës nga ana e Bullgarisë, por edhe të diskutojmë për shumë çështje të brendshme, sepse është e palogjikshme të kërkosh konsensus për të mbrojtur gjuhën maqedonase dhe në anën tjetër gjuhën shqipe ta quash ‘gjuha që e flasin 20% e qytetarëve’ para se të zgjidhim mosmarrëveshjet me fqinjët, të zgjidhim problemet këtu brenda mes vete”, theksoi Sela për TV24 Vesti.

Kjo dekleratë trimëruese dhe patriotike nga ana e liderit aleancist z.Sela, nuk është e sinqertë dhe s’ka për qëllim zgjidhjen dhe trajtimin e barabartë të gjuhës shqipe në kushtetutë, por janë fishekzjarre për shou mediatik për gjoja zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe tashmë të baltosur dhe të masakruar me kushtetutë nga miratimi i Aleancës së tij dhe të gjitha subjekteve politike shqiptare në janar të vitit 2019 si gjuhë të 20%.

Dhe ja, vjen një ditë kur po afrohen zgjedhjet lokale dhe në në luftën e ashpër mes rivalëve atij i duhen për efekt paraelektoral deklerata senzacionale nga tabani i tyre pseudonacionalist.
”Radikalit dhe nacionalistit” Zeadin iu çorr maska në momentin e duhur kur duhej të refuzonte amandamentin kushtetues të kryeministrit Zajko, ku gjuha shqipe së bashku me gjuhët e pakicave të papërfillshme u sanksionua si gjuhë e 20%, ai së bashku me taborin e deputetëve renegatë shqiptarë votuan kushtetutën e Zajkos, e cila baltosi turpshëm për dekada statusin politik të shqiptarëve si qytetarë të shifrave.
Kjo ishte skllavëria e dytë ”legjitime” pas MO, të garantuar me kushtetutë me miratimin dhe vullnetin e renegatëve shqiptarë deputetë të kuvendit republikan të MV.

Për çfarë bisedimesh takime liderësh e ka fjalën kapedan Zeadini?
Ai e di që nuk i arrin dot të bind parlamentarët e të dy blloqeve ku duhen së paku 80 vota për hapjen dhe ndryshimet kushtetuese. Duke e ditur mirë se nuk ka gatishmëri nga blloku sllavo-maqedon për t’i bërë ato ndryshime të nevojshme, Zeadin trimi po hedh në tregun mediatik kartën e djegur nacionaliste për barazinë e shqipes me sllavishten e Zajkos, duke provuar më parë se a do ta hanë edhe këtë radhë karremin cironkat e Drinit të Zi e të Radikës, pasi ka huqur disa herë me troftat edhe krapët anë e mbanë vendit.
Ai e huqi rastin për t’u bërë lider i shqiptare me qëndrimet e tij labile dhe aspak kombëtare pikërisht pasi u josh dhe ”u kripos” mirë nga demagogu Zajko me rastin e ndryshimeve kushtetuese, ku votoi për skllavërinë e re ndaj shqiptarëve në kushtetutën e re që sot quhemi bashkësi etnike e 20%!

Ndaj, këto lloj deklerata të Zeadin kapedanit janë të pa sinqerta të cilat nuk duhen marrë seriozisht përkundrazi, ato duhen konsideruar si pjesë e lojës së tij demagogjike që po luan me shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat