MPB: Kontrolle të intensifikuara në Tetovë dhe Gostivar, gjobiten 203 shoferë

Maqedonia

MPB: Kontrolle të intensifikuara në Tetovë dhe Gostivar, gjobiten 203 shoferë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 10:48
Foto Ilustrim

Policia dje ka bërë kontrolle të shtuara në Tetovë dhe Gostivar, me çka ka gjobitur 203 shoferë, informojnë nga MPB.

“Njësia e sigurisë së komunikacionit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dje (05.12.2020) ka zhvilluar kontrolle të intensifikuara në territorin e Tetovës dhe Gostivar, ku u sanksionuan 203 shoferë.

Në këtë mënyrë, ata u shqiptuan 113 sanksione në Tetovë, përfshirë 10 për skadimin e afatit të regjistrimit (automjete të paregjistruara), gjashtë për mospasje të patentës së shoferit…

Në Gostivar, u vendosën u sanksionuan 90 shoferë, përfshirë 16 për skadim të afatit të regjistrimit (automjete të paregjistruara), 12 për vozitje pa patentë shoferi…”, thonë nga MPB.

Nga atje thonë se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat