Biznesi maqedono-bullgar, viktimë e politikës?

Maqedonia

Biznesi maqedono-bullgar, viktimë e politikës?

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Kur politika do të intervenojë në biznes, humbet besimi te biznesmenët – ky është vlerësimi i kryetarit të nderit të Odës Maqedonase – Bullgare të biznesit, Zore Temellkovski. Shton se për shkak të ndodhive të fundit dhe deklaratave të politikanëve, biznesmenët vendas por edhe kolegët e tyre nga Bullgaria, e humbin besimin e ndërsjelltë dhe nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë.

“Këshilltarë të lartë të Qeverisë që janë nëpër kabinetet, militantë partiak guxuan që në emër të qeverisë të realizojnë kontakte me biznes bashkësitë e të dy shteteve gjë që e prishi besimin mes biznesmenëve, mes odave. Besimi i cili ndërtohej për 30 vjet, filloi të prishej”, tha Zore Temellkovski – kryetar nderi i Odës maqedono – bullgare.

Kryeministri Zoran Zaev mohon se për shkak të ngjarjeve të fundit me Bullgarinë po pëson sektori i biznesit. Shton se raportet në sferën e biznesit me Bullgarinë janë të mrekullueshme.

“Oda maqedono- bullgare ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të dyja palët. Në vitin e fundit edhe pse është vit me Kovid, në pjesën më të madhe të muajve kemi 13 investime bullgare dhe dy investime tona në Bullgari që të paktën janë notuar në kabinetin tim, gjë që ndodh rrallëherë”, u shpreh Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ndryshimi i strategjisë edhe nga ana jonë edhe nga ajo bullgare, e ngushtuan rrethin e komunikimit mes dy vendeve dhe kjo ka shkaktuar ulje të këmbimit të deritanishëm, theksoi Temellkovski. Bëri retrospektivë për dinamikën e biznesit në kohën e tij.

“Shënjestra ishte një miliard euro kur unë erdha në pozitën kryetar, ne arritëm deri në 900 milionë. Për fat të keq tani kemi rreth 600 milionë këmbim edhe atë kryesisht të naftës dhe gazit e jo të konsumit të gjerë. Bashkëpunimi mes bizneseve, që është ndërtuar me besim të lartë ndërsa politika nuk pati ndikim të rëndësishëm deri në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së re për bashkëpunim”, potencoi Zore Temellkovski – kryetar nderi i Odës maqedono – bullgare.

Është fatkeqësi kur nëpër ekrane i shohim vazhdimisht Zaharievën dhe Karakaçanovin tha ai. Shton se nuk janë personalitete të cilët, siç thotë, mendojnë në mënyrë progresive dhe mund ta udhëheqin Bullgarinë në shekullin 21.

Përndryshe sipas informacioneve të fundit, vendi ynë në Bullgari më së tepërmi eksporton ushqim dhe pije, ndërsa importon derivate dhe prodhime kemikale. Bullgaria konsiderohet si partneri i pestë tregtar i vendit. Sipas të dhënave nga Entit shtetëror për statistikë për 9 muajt e parë, këmbimi mes dy vendeve është në vlerë prej 531 milion euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat