Tetovë, gjobiten 102 shoferë për parakalim të paligjshëm në trafik

Maqedonia

Tetovë, gjobiten 102 shoferë për parakalim të paligjshëm në trafik

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:19
Foto Ilustrim

Policia në rajonin e SPB-Tetovë, ditën e djeshme ka zhvilluar kontroll shtesë për të sanksionuar parakalimet e paligjshme në trafik.

Janë sanksionuar 102 persona – 53 në Tetovë dhe 49 në Gostivar.

Siç thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Brendshme, përveç këtyre, janë sanksionuan edhe 46 shkelje nëpër qytete të tjera.

Ndërsa në rajonin e Manastirit janë sanksionuar 35 persona për parakalim të paligjshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat