Kërkohet zgjidhje me Bullgarinë dy javë para përfundimit të kryesimit gjerman me BE-në

Maqedonia

Kërkohet zgjidhje me Bullgarinë dy javë para përfundimit të kryesimit gjerman me BE-në

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 13:20
Foto Ilustrim

Thirrja e ministrit gjerman të shtetit Mihael Rot për fillimin e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, megjithatë është “një shpresë e mirë në këto ditë të zymta të Ballkanit Perëndimor”. Sipas tij, duket se Gjermania është e vetmja nga shtetet më të mëdha në BE, e cila tenton ta mbajë në jetë zgjerimin, që nuk është mjaftueshëm të qetësohet dëshpërimi i cili po përhapet nëpër rajonin e Ballkanit Perëndimor, tha dje profesori për marrëdhënie ndërkombëtare në Boston dhe ish-ambasador i Malit të Zi në NATO dhe OSBE, Vesko Garçeviq në një analizë për Dojçe Vele.

Disa vende të BE-së, si Bullgaria, vlerëson Garçeviq, edhe pse kanë problem me imazhin personal, e shfrytëzojnë situatën aktuale në Union që çështjet e tyre bilaterale pse më mirë thënë të brendshme politike, t’i shndërrojnë në problem i cili duhet të merret Brukseli.

Sipas tij, vendimi i BE-së që të mos i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e konfirmon se rajoni është harruar në shumë tema të tjera me të cilat është preokupuar BE-ja, ndërsa pasojat nga një qasje e tillë janë shumë serioze, jo vetëm për rajonin, por edhe për vetë Unionin.

Sipas zëvendëskryeministres dhe ministre e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, nëse ka marrëveshje Bullgaria mund t’i përmirësojë negociatat për shtetin tonë edhe pesë ditë para zgjedhjeve.

“Kemi qasje shumë të qartë. Dua të potencoj se kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet. Nëse arrijmë marrëveshje pesë ditë para zgjedhjeve, Bullgaria mund ta miratojë Kornizën për negociata të Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave aderuese”, e transmetoi dje BGNES deklaratën e Zaharievës për “Nova TV” bullgare.

Zaharieva theksoi se çështja kryesore në kontest është e lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe miqësi, që u nënshkrua në gusht të vitit 2017.

“Manipulimi më i madh që vjen nga Shkupi është se ua shkurtojmë të drejtën e vetëvendosjes. Ne nuk ua mohojmë as qytetarëve bullgarë të drejtën që të vetëvendosin, e jo më t’ua shkurtojmë atë qytetarëve të huaj”, theksoi Zaharieva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat