Oda Turistike-Hotelierike e Maqedonisë : Masat e reja kufizuese për objektet hotelierike janë përzgjedhëse dhe joprecize

Maqedonia

Oda Turistike-Hotelierike e Maqedonisë : Masat e reja kufizuese për objektet hotelierike janë përzgjedhëse dhe joprecize

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Oda Turistike-Hotelierike e Maqedonisë njoftoi se masat e reja restriktive të cilat i miratoi Qeveria nuk janë precize dhe janë përzgjedhëse me çka vendoset në pikëpyetje efekti të cilin planifikojnë ta arrijnë.

Nga Oda Turistike-Hotelierike theksojnë se deri më tani i kanë mbështetur të gjitha masat shëndetësore të cilat kontribuojnë për uljen e pasojave nga pandemia dhe në mënyrë aktive e ka promovuar respektimin e protokolleve për punë, por tani konsiderojnë se efekti i vetëm nga vendimet e reja do të jetë përkeqësimi dramatik i sektorit hotelierik.

“Disa herë deri më tani ishte dërguar kërkesë në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse dhe Ministria e Shëndetësisë që të prezantojnë analiza epidemiologjike të cilat do të tregojnë se hotelieria është shkak edhe më i madh për përhapjen e infeksionit, sesa disa sektorë të tjerë, si transporti urban dhe mes qyteteve, puna në sportele, puna në kolektive të mëdha, aktivitete partiake. Deri më tani nuk janë prezantuar të dhëna të tilla, për çka duhet të përfundojmë se hotelieria është zgjedhur për restrikcione si shembull për para publikut, për shkak të mospasjes së dëshirës ose mundësisë që pushteti të përballet me vatra të tjera. Shembulli më i dukshëm për sjelljen joadekuate të institucioneve kompetente është mos reagimi për festimet të cilat ishin organizuar në shtabet e partive jashtë të gjitha protokolleve, pa distancë dhe me muzikë”, theksojnë nga Oda Turistike-Hotelierike.

Sipas odës, masat nuk janë precizuar, sepse nuk është e qartë se për cilat objekte hotelierike vlejnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat