Në pranga banori nga Treboshi, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Maqedonia

Në pranga banori nga Treboshi, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Në fshatin Trebosh të Tetovës dje, policia ka ndaluar një person të kërkuar me urdhër arr est ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Tetovë.

“Më 14.12.2020 në ora 10:30 efektivë të policis nga Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar – Seksioni i kërkimit me ndihmën e Task Forcës Speciale në fshatin Trebosh-zona e Tetovës e kanë arr estuar R.F. (47) nga fshati Trebosh,

i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Tetovë në lidhje me nenin 418a paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, sqarohet në njoftimin e sotëm nga Ministria e Brendshme.

Personi u dërgua në institucionin ndëshkues përmirësues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat