Qytetarët e Maqedonisë të parët në rajon dhe Evropë për pirje të duhanit

Maqedonia

Qytetarët e Maqedonisë të parët në rajon dhe Evropë për pirje të duhanit

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:58
Foto Ilustrim

Të dhënat për pirjen e duhanit në Maqedoninë e Veriut janë alarmante. Qytetarët e RMV-së janë të parët në rajon dhe Evropë, ndërsa në nivel botëror ndodhet në top-10 vendet që pihet më së shumti duhan.

Në Maqedoni gjysma e popullatës pi duhan, mesatarisht 20 cigare në ditë. Ndërsa çmimet e cigareve janë më të ulëtat në rajon.

Shqetësues është fakti se gati 30 përqind e të rinjve pijnë duhan, ndërsa është shumë e theksuar edhe pirja pasive e duhanit.

Vetëm tek 11 përqind e duhapirësve, nuk pihet duhan në shtëpi, ndërsa ata që nuk e pijnë janë të ekspozuar jo vetëm në kafene, por edhe tek institucionet publike.

Meshkujt janë pirës më të mëdhenj të duhanit sesa femrat, gjegjësisht 57.9% burrat dhe 39% gratë.

Këto të dhëna janë publikuar nga “Analitika”, të cilët thonë se në BE mesatarja e pirjes së duhanit është 29 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat