OBRM-PDUKM: LSDM pranoi se po censuron lajme

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM pranoi se po censuron lajme

Më: 5 janar 2021 Në ora: 10:21
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-thuhet se “Bogdanka Kuzeska në konferencë shtypa tha se kanë përgatitur strategji për censurimin e mediave”.

Nga kjo parti pyesin nëse Kuzeska në emër të partisë politike përgatit platforma për lajme të rrene dhe në vend të kësaj e bën Qeveria.

“E dimë se LSDM ka aksione për lajme të rreme dhe shpërndarje, me siguri për shkak se janë liderë në krijimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, kundër demokracisë janë mijëra komente dhe postime të qytetarëve që janë fshië për shkak se LSDM-së dhe Zaevit nuk u përgjigjet kur kritikohen.

“Qeveria në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Pavel Shatev bën ‘fact check’ për sallatat ruse, ndërsa lajmet më të rreme dalin nga goja e funksionarëve të LSDM”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat