Angellovski: Viti 2020 është me numër më të ulët të viktimave në komunikacion

Maqedonia

Angellovski: Viti 2020 është me numër më të ulët të viktimave në komunikacion

Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:36
Toni Angellovski

Njësia Mobile për Siguri në Komunikacion pranë MPB dje zbatoi kontroll të rritur policor në sferën e komunikacionit në territorin e Shtipit, ma çka janë sanksionuar 118 shoferë, prej të cilëve 57 kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të shpejtë se e lejuara, pa patentë shoferi ishin 10, automjete të paregjistruara tetë, ndërsa janë regjistruar edhe tetë vetura jo në rregull të cilat bëjnë transport publik prej gjithsej 21 aq sa janë dërguar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski në Shtip.

Ai potencoi se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe sot dhe në ditët e ardhshme, duke theksuar se është evidente se ka ulje të numrit të aksidenteve në komunikacion në periudhën kur bëhen këto kontrolle.

“Në nëntor të vitit 2020 në krahasim me nëntorin e vitit 2019 kishim ulje prej 21 për qind, ndërsa kur i krahasojmë me dhjetorin e vitit 2020 me dhjetorin e vitit 2019 kishim ulje prej 21 për qind të numrit të aksidenteve në komunikacion. Si rezultat i aktiviteteve të ndërmarra, viti 2020 është me numër më të vogël të viktimave në komunikacion në historinë e shtetit”, theksoi Angellovski.

Angellovski edhe nga Shtipi u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që të rritet siguria në komunikacion.

Potencoi se krahas masave represive, MPB ndërmori paralelisht edhe masa dhe fushata parandaluese.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve Angellovski informoi se është paraparë që veturat e mara në periudhë të caktuar kohore të ruhen para së gjithash në rrethet e Stacioneve Policore, varësisht mundësive hapësinore.

I pyetur se a do tu merret automjeti edhe atyre shoferëve të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, zëdhënësi i MPB-së theksoi se për ata shoferë është paraparë që nëse në afat prej një viti e përsërit kundërvajtjen i merret patenta e shoferit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat