Zaev: Negociatat me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve atje

Maqedonia

Zaev: Negociatat me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve atje

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:21
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev tha se procesi i bisedimeve zyrtare me Bullgarinë ka përfunduar, ndërsa paralajmëroi negociata politike me Bullgarinë pas përfundimit të zgjedhjeve atje. Sipas tij kjo periudhë do të shfrytëzohet për zbatimin e planit aksionar, përmes investimeve dhe projekteve të përbashkëta që do ta forconin miqësinë me Sofjen zyrtare.

Menjëherë pas zgjedhjeve në Bullgari të hyjmë në biseda dhe negociata në bazë politike, për shkak se gjithmonë para zgjedhjeve është joracionale ose jo e kujdesshme dhe joproduktive të negociohet për tema politike. Por mund të punojmë në plan aksionar, infrastrukturë, sport, arsim, shoqëri informatike, turizëm dhe shumë obligime tjera të cilat janë dypalëshe me qëllim të forcimit të miqësisë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare Hristijan Mickoski thotë se politika duhet të qëndrojë anash nga procesi i negociatave me Bullgarinë.

Politika duhet të qëndrojë anash nga ky proces. Nëse në bisedime përfshihen çështje që kanë të bëjnë me identitetin, lidhur me gjuhën, historinë, ne kemi qëndrim të qartë se me asnjë çmim nuk duhet të bisedohet. Këto nuk duhet të jenë çështje e negociatave – u shpreh Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

Mickovski ka përsëritur qëndrimin se nëse Bullgaria këmbëngul që identiteti e gjuha të jenë pjesë e negociatave, atëherë edhe përmbajtja e Marrëveshjes e të nënshkruar nga Zaev është e shterur pasi në vend që të ofrojë ardhmëri ofron të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat