Zv/kryeministri Bytyqi me porosi për sektorin e hotelerisë

Maqedonia

Zv/kryeministri Bytyqi me porosi për sektorin e hotelerisë

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:08
Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje  Ekonomike, Koordinim me Resurse Njerëzore dhe Investime Fatmir Bytyqi nuk pajtohet me konstatimin e Odës së Pavarur të Hotelerisë se hotelierët nuk janë mbështetur kundrejt të gjithë sektorëve të tjerë.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, Bytyqi sot theksoi se që në pakon e parë dhe të dytë antikrizë ka pasur masa të  drejtuara vetëm ndaj sektorit të hotelerisë dhe se vetëm në pjesën e masës për mbështetje financiare shikuar si përqindje shfrytëzimi në këtë sektor është solid.

Ai thotë se është i hapur për komunikim me secilin, por se në këto kohë të vështira të gjithë duhet të jenë të arsyeshëm në pritjet dhe mundësitë.

“Jam i hapur të komunikoj madje edhe me  ata që kanë qëndrime të kundërta pa dallim nëse ata paraqesin vetëm një grup të vogël të njerëzve apo paraqesin një grup më të madh të subjekteve  ekonomike. Kishte një periudhë të prononcimit për grumbullimin e propozimeve për masat. Do t’i shohim dhe do të bisedojmë, por duhet të kuptojmë se në këto kohë të vështira, të gjithë duhet të jemi të arsyeshëm në pritjet dhe mundësitë”, tha Bytyqi, duke shtuar se të gjithë do të ndihmohen po aq sa është e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat