Makina të paregjistruara dhe vozitës pa patentë shoferi, qindra dënime në Shkup

Maqedonia

Makina të paregjistruara dhe vozitës pa patentë shoferi, qindra dënime në Shkup

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 202 gjoba.

Nga MPB njoftojnë se 17 gjoba janë vendosur për vozitje të automjetit pa patentë shoferi, 19 për vetura të parregullta dhe të paregjistruara ndërsa 22 gjoba janë vendosur për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.

Shtatë sanksione janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesë për kalim në semafor të mbyllur.

50 gjoba janë shqiptuar për vetura të parkuara gabimisht ndërsa 20 për mos-mbajtje të maskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat