ASh: LSDM mashtron edhe qytetarët edhe Lëvizjen Besa, grafa etnike nuk do të përfshihet në letërnjoftime

Maqedonia

ASh: LSDM mashtron edhe qytetarët edhe Lëvizjen Besa, grafa etnike nuk do të përfshihet në letërnjoftime

Më: 21 janar 2021 Në ora: 15:10
ASH

Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët akuzojnë për mashtrim kryeministrin Zoran Zaev dhe Lëvizjen Besa.

“Pas mashtrimeve të vazhdueshme ndaj qytetarëve, Zoran Zaev mashtron edhe Lëvizjen Besa, si partner të Koalicionit “Mozheme”.

Ligji i ri për letërnjoftime dhe dokumente të udhëtimit, sipas deklaratave të fundit të Kryeministrit Zaev, nuk do të përfshijë grafën etnike.

Arsyetimi i tij na qenka krejtësisht teknik dhe se do të duhet të presim për “tender” për operator të ri të dokumenteve biometrike”, thuhet në reagimin e ASh.

Nga ASh pyesin se prej kur e drejta për të përcaktuar etninë duhet të kaloj në “Tender”?

“Ku mbeti marrëveshja dhe premtimi juaj i përbashkët në fushatën zgjedhore të koalicionit “Mozheme” ndaj shqiptarëve, apo ky ishte mashtrimi i dyfishtë i rradhës nga LSDM-BESA?

Deri kur çdo e drejtë e shqiptarëve do të duhet të kaloj nëpër tenderët tuaj, me qëllim përfitimin financiar?”, thonë nga ASh.

Nga atje pyesin Lëvizjen Besa se cila është arsyeja e qëndrimit të mëtutjeshëm në Qeveri, kur i vetmi zotim dhe arsyetim i tyre për koalicionim nën ombrellën “Mozheme”, ka qenë futja e grafës së etnisë në dokumentet personale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat