MPB: 83 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Shkup-Tetovë

Maqedonia

MPB: 83 gjoba për vozitje të shpejtë në autostradën Shkup-Tetovë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Njësia e Sigurisë së Qarkullimit në Trafik pranë Ministrisë për Punë të Brendshme dje (25.01.2021) zhvilloi një kontroll të intensifikuar të veprimit në zonën e trafikut në autostradën Shkup-Tetovë, duke sanksionuar 83 shoferë që vozisnin më shpejt se sa ishte e lejuar.

Nga MPB thonë se dy shoferë kanë vozitur madje deri 70 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar, ndërsa 27 shoferë kanë vozitur mbi 50 kilometra në orë mbi atë të lejuarën.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim.

 Ne apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat