“Javna Soba”, anëtarët nuk do të përgjigjen për “përndjekje”

Maqedonia

“Javna Soba”, anëtarët nuk do të përgjigjen për “përndjekje”

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Vepra e re penale “përndjekje” nuk do t’i përfshijë të dyshuarit në rastin “Javna Soba” për shkak se zgjidhja ligjore nuk do të vlejë në mënyrë retroaktive, por do të vlejë për veprat e kryera nga dita e hyrjes në fuqi të ligjit. Nga Ministria e Drejtësisë për Alsat shprehen se ndryshimet në Kodin penal do t’i dërgohen Qeverisë për miratim këtë javë.

Ministria e Drejtësisë:

“Ndryshimet në Kodin Penal të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë u bënë në konsultim dhe bashkëpunim me disa organizata dhe shoqata joqeveritare”

Për veprën penale “përndjekje” mund të ketë gjobë në të holla ose me dënim me burg deri në tre vjet. Do të dënohen ata që ndjekin dikë kohë më të gjatë, persekutojnë ose ndërhyjnë në jetën personale të tjetrit. Për këtë, ata keqpërdorin të dhënat personale të viktimave, sistemet e telekomunikacionit ose sistemet e tjera të komunikimit. Dënim do të ketë edhe për ata që kryejnë abuzim psikologjik, shqetësojnë ose frikësojnë njerëz të tjerë. Policia deri më tani ka ndaluar katër persona për rastin “Javna Soba”.

Të njëjtit janë lëshuar në shtëpi, por u janë konfiskuar telefonat për ekspertizë. Sektori i krimit kompjuterik në Ministrinë e Brendshme kërkon prova në celularët e personave të ndaluar. Kontrollojnë se çfarë fotografi dhe video kanë dërguar në platformën “Telegram”. Në ndërkohë, grupe të tjera me përmbajtje identike u shfaqën në “Telegram”, ku bëjnë pjesë edhe shtetas nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat