Sela i dërgon letër PE-së për emërimin e Ziberit në postin e Avokatit të Popullit

Maqedonia

Sela i dërgon letër PE-së për emërimin e Ziberit në postin e Avokatit të Popullit

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:20
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela informoi Parlamentin Evropian për emërimin siç tha, antikushtetues të Naser Ziberit në postin e Avokatit të Popullit.

Në letrën drejtuar euro-deputetëve të Komitetit të Përbashkët parlamentar BE – Maqedoni e Veriut, Sela nënvizoi se emërimi i ish-kandidatit të BDI-së për kryeministër, përbën shkelje të paprecedentë jo vetëm të legjislacionit vendas por edhe të atij ndërkombëtar, veçanërisht Parimet e Parisit të Kombeve të Bashkuara.

“Unioni nuk duhet të bëjë kompromis me Sundimin e ligjit dhe të tolerojë shkeljen e vlerave themelore të BE-së nga shtetet kandidate në emër të integrimit evropian. Kërkojmë nga Parlamenti Evropian ta ngrisë zërin kundër politizimit të institucioneve të pavarura dhe regresit në Sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut” thuhet mes tjerash në letrën e Selës.

Për zgjedhjen e Ziberit, koalicioni ASH Alternativa tashmë ka ngritur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat