Shkup, brenda 24 orëve shqiptohen 142 gjoba në trafik

Maqedonia

Shkup, brenda 24 orëve shqiptohen 142 gjoba në trafik

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Vetëm ne territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 142 shoferë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB njoftojnë se për mos respektim të shpejtësisë janë shqiptuar 39 gjoba ndërsa 11 për vozitje pa patentë shoferi.

Gjashtë dënime janë shqiptuar për vetura teknikisht të parregullta, pesë për përdorim të celularit.

Gjashtë për kalim në semafor të mbyllur, 5 për mosvendosjen e rrypit të sigurisë dhe 16 për vetura gabimisht të parkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat