Ministrja e Kulturës, Stefoska premton se Teatri Shqiptar do të hapet në pranverë

Maqedonia

Ministrja e Kulturës, Stefoska premton se Teatri Shqiptar do të hapet në pranverë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:54
Teatri Shqiptarë

A do të nisë me punë Teatri Shqiptarë këtë pranverë, apo do të jetë ky një tjetër afat që do të bjerë poshtë? Institucionet përsëri premtojnë, se hapja e tij do të ndodhë së shpejti. Duke u përgjigjur se përse Teatri Shqiptarë ende nuk ka nisur me punë, ministrja e Kulturës, Irena Stefoska tha se e vetmja arsye është situata e krijuara nga pandemia e COVID-19.

Hapja e Teatrit ishte planifikuar për në muajin nëntor, por edhe drejtori edhe të punësuarit, duke pasur parasysh situatën me COVID-19, duke pasur parasysh se është më mirë që të pritet pranvera. Hapja zyrtare do të ndodhe së shpejti, pra së shpejti, në pranverë’ deklaroi Irena Stefoska- ministre e Kulturës.

Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, kur u emërua në këtë post, kishte thënë se fillimi me punë i teatrit, ishte çështje ditësh Nga kjo deklaratë kanë kaluar disa muaj. Një premtim i tillë u bë pavarësisht se gjendje me pandeminë dihej që në fillim.

Unë kam një lajm të mirë për Teatrin Shqiptar në Shkup, ne kemi punuar shumë dhe ajo që dua të them është se ndërtesa ka marrë një pranim teknik rreth 15 ditë më parë, dhe së dyti, një pjesë e borxheve janë sanuar në mënyrën më ligjore dhe legjitime, kështu që unë pres së shpejti në kushtet e Covid për fat të keq edhe ajo skenë një nga skenat e bukura në qytet të punoj’ pohoi Irena Stefoska- ministre e Kulturës.

Rindërtimi i Teatrit shqiptar filloi në 12 Janar të vitit 2014. U njoftua se do të përfundojë në vjeshtë të vitit 2015 . Por thuajse shtatë vjet më vonë, objekti nuk është lëshuar ende zyrtarisht. Janë shpenzuar më shumë se 10 milion euro. Kompania e parë që e rindërtoi objektin “Lamone Moreda” falimentoi. Vazhdoi “Schenzia”, kompani pronësia e së cilës nuk mund të përcaktohet në Itali. Në pranverë, pas riparimit, kulmi filloi të pikojë. Afatet për hapjen e objektit vazhdimisht shkeleshin. Rehabilitimi i ndërtesës është nën vëzhgim nga autoritetet hetuese kurse rastin e hetoi edhe ish Specialja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat