Maqedonia me mbi shtatë mijë raste aktive me COVID-19

Maqedonia

Maqedonia me mbi shtatë mijë raste aktive me COVID-19

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut, sipas autoriteteve shëndetësore është 7.223, ndërsa 3.153 prej tyre janë në kryeqytet.

Kavadari ka numrin më të lartë të rasteve aktive me 508 raste aktive, 551 ka në Prilep, ndërsa në Ohër ka 434. Në këto tre qytete kishte raportime për shpërndarje të coronavirusit të llojit biranez.

Tetova ka 259 raste aktive ndërsa Kumanova ka 222 raste aktive. Më pak raste ka Pehçeva me 3, ndërsa Dojrani ka 5, Makedonska Kamenica 4 dhe Makedonski Brodi 7 raste aktive.

Ndryshe, që nga fillimi i  pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar 100.632 raste aktive, ku prej tyre 90.311 janë shëruar dhe 3.098 kanë humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat