Talat Xhaferi: Zgjedhjet lokale, me 3, 10 ose 17 tetor

Maqedonia

Talat Xhaferi: Zgjedhjet lokale, me 3, 10 ose 17 tetor

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:32
Talat Xhaferi

Në takimin joformal me gazetarët, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, ka njoftuar se zgjedhjet lokale në vend mund të mbahen më së voni deri më 17 tetor.

Përveç 17 tetorit, Xhaferi si datë të mundshme kur mund të mbahen zgjedhjet lokale, i ka përmendur edhe 3 dhe 10 tetorin.

Në bazë të kësaj, Xhaferi duhet t’i shpallë zgjedhjet gjatë muajit korrik, ose më së voni deri më një gusht.

Duke folur për mundësinë që bashkërisht të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare dhe lokale, Xhaferi ka deklaruar se duhet të merret parasysh se si do të definohen afatet për Qeverinë teknike, për fushatën dhe kontrollin e listës zgjedhore.

Ai ka folur edhe për shumicën parlamentare, ku ka bërë thirrje që deputetët duhet të kryejnë punën me profesionalizëm, pasi janë zgjedhur nga qytetarët dhe marrin pagë për të kryer punën e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat