Mbyllet një lokal në Shkup, shoqërohen në polici gjashtë persona

Maqedonia

Mbyllet një lokal në Shkup, shoqërohen në polici gjashtë persona

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë rreth orës 23:10, policët e stacionit policor Gazi Babë kanv kryer kontroll në një lokal në Creshevë të Shkupit.

Sipas njoftimit, është vërtetuar se lokali nuk ka qenë i regjistruar ndërsa pesë persona bashkërisht me pronarin e lokalit S.S (56) janë gjetur brenda objektit.

Lokali u mbyll nga Inspektorati i Tregut Shtetëror si dhe 5 personat dhe pronari janë shoqëruar në polici.

Pasi që të dokumentohet rasti i plotë do të ngritet akuzë sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat