Deputeti i ASH-së nuk dëshiron të presë rend në vendkalimin kufitar “Bllacë”, përpiqet të përodrë pasaportën diplomatike

Maqedonia

Deputeti i ASH-së nuk dëshiron të presë rend në vendkalimin kufitar “Bllacë”, përpiqet të përodrë pasaportën diplomatike

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 20:27
Abdulla Saliu

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, Abdulla Saliu gjatë kthimit të tij nga Kosova është përpjekur që ta kalojë rendin për shkak se ka pasur rend të madhe me automjete.

Për rastin sot pasdite njoftuan edhe nga Ministria e Punëve të brendshme. Ata thonë se policëve ai u ka thënë “askund nuk pres rend, edhe këtu nuk do të pres”.

“Më 27.02.2021 në ora 18:25 në vendkalimin kufitar “Bllace”, A.S (60) nga Shkupi, i cili është paraqitur si deputet dhe i cili ka qenë me familjen e tij në automjetin e tij, me zë të lartë ju ka drejtuar policëve me arsyetimin se ai askun nuk pret rend dhe se edhe këtu do do të presë rend”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Deptueti Saliu për rastin tha se ka kërkuar të kalojë më shpejt për shkak se ka pasur pasaportë diplimatike dhe se policia dhe dogana kanë qenë të ashpër me të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat