Drejtësia e korruptuar, penalizimi dhe linçimi, hajnia e tradhtia kundrejt drejtësisë së vonuar dhe shtetit ligjor në Maqedonisë e Veriut

Maqedonia

Drejtësia e korruptuar, penalizimi dhe linçimi, hajnia e tradhtia kundrejt drejtësisë së vonuar dhe shtetit ligjor në Maqedonisë e Veriut

Nga: Baki Sulejmani Më: 1 mars 2021 Në ora: 07:17
Ali Ahmeti

Të shkruash për problematikën reth vetes ,qenka ma e rëndë se sa të meresh me zbërthimet e ndryshme dhe fenomeneve madje edhe më abnormale në një shoqëri.

Është rëndë , shumë rëndë, ngase ngarkesa personale është ajo fuqi baroti që të gjithë nga ne e bartim në vete kur ecim, qeshim , qajmë e flejmë . Është ngërçi më i komplikuar psikologjik i thumbuar nga shoqëria që na rethon dhe sidomos nga politika dhe duart e saja në të.

Suksesi individual në rethanat e këtijë ambienti psikologjik tek njeriu, të tjerëve ua shfaq kapricin , cinizmin , mbylljen , jolojalitetin dhe tradhëtinë, ngase ai, pra suksesi nuk falet. Suksesin s”ta fal as miku, as shoqi, as vëllau e lëre më pushteti e pushtetmbajtësit e imponuar nga sallat dhe sallonet ku antivlera të servohet si e mirë publike.

Në mesin e këtijë kaosi zhvillimor, në tapet u gjenda dhe unë e familja e ime..!! Në fillim i penalizuar nga politika, policia e shërbimi sekret i këtijë shteti, i cili iu fut punës të meret personalisht me mua për bindjet e mia politike dhe fjalën e lirë..Më janë burgosur miq e shokë , disa nga ato edhe u vranë por vazhdova, vazhdova të jetoj e mbijetoj me kapacitetet e mia profesionale dhe me ndihmën e Zotit, me shumë nder dhe faqebardhë..! Po, faqebardhë dhe krenar për çdo guralec të trazuar në të mire të shoqërisë sonë, kombit dhe fesë që e mbaj me nder.

Suksesi nuk matet me kantar, vërtet nuk matet me kantar arapi, ai matet mes atyre ditëve me errëra të forta , fortunave , goditjeve epokale, planeve të keqbërësit , luftës me dreqin dhe pasuesit e tij, rezistencën dhe ngadhnjimit për të vazhduar luftën edhe më fortë drejt e sigurt… Se përndryshe bëhesh element trajtimi nga pashpirtësia e ligësia e sentimentit të atyre që shkaktojnë destabilizime dhe zullume me të vetmin qëllim për të të nënshtruar e poshtruar mbi bazën e parollës..” ..O do të nënshtroheni ose do tju nënshtrojmë ..” veti kjo e cinizmit , llogaritjes dhe partikularizmit sistemor politik…!!

Në vitin 1992, Gostivari pavarsisht organeve tjera institucionale, bëhej cop e presh nga dy kokat kanibaliste që hanin gjall gjithçka që ishte shqiptare, ofanzivë e fortë komunale nga marja e tokave me dokumenta false, prishje të mureve të oboreve , okupimeve me dhunë e deri tek vrasjet dhe shkatrimit të qenësisë shqipfolëse në të. Procesi udhëhiqej nga Despoti dhe Danilo Boguçevski.

Në këtë katrahurë u gjetëm edhe ne, ne të cilët aso kohe njiheshim edhe si barometër rethanash , edhe si familje të cilët gjatë luftës së dytë ballkanike dhe luftës së dytë botërrore patëm në vijat e frontit të parë të parët tonë për atdhe e komb. Familje me historirra luftërrash nga Gjakova e deri në Canakkale , nga Gostivari e në Dibër të madhe për të kënduar ato pjesë me “..katër ditë e katër netë…”, ( zatem jo rastësisht që nga Vardari e deri në Triglav vetëm nji rugicë e vogël tek kinemaja e qytetit mban emrin e tradhtarit të kombit Koço Xoxe ,gjë për të cilën do flas në nji moment tjetër se PSE ?!!).

Në këtë vit famëkeq (1992), bile që nga 1989, shpirtin shqiptar e kaploi vala e vetëdijësimit kombëtar gjithandej e sidomos këtu tek ne tek kjo Maqedoni, përderisa shqiptarët mendonin organizimin e tyre politik dhe planifikimin e shtigjeve të reja . Despoti dhe Daniloja mereshin me pronat, tokat , muret dhe vakufet e shqiptarëve në Gostivar. Dëmtimi dhe shkatrimi i qenësisë shqiptare vinte si rufe. Gostivari vlonte, pronarit të Vitamin Agës i kanosej prishja e objektit te udhëkryqi për në qendër dhe te spitali, ndërsa atë ditë të kobshme dhjetori në oborin tonë arritën bolduzerë , policë dhe puntorë fizik dhe pa dijen tonë filluan gërmimet, dhe normal familja ime doli në oborr e habitur dhe kundërshtoi punimet. Kundërshtoi punimet sepse gjindeshin në truall të vet, ky kundërshtim zgjati me ditë të tëra , Gostivari atë botë kishte 60 policë, 30 tek na dhe 30 tek Vitamin Aga, . Ata atë ditë bënë okupim në dy prona të rendesishme të asaj kohe. Rezistenca e jonë ishte e forte toka edhe atëherë edhe sot është jona me certificate pronësie e me kontratë shitëblerëse,. Në ditët në vijim kur ata pane se neve kemi dokumente dhe nuk lejojmë ndërtimin aty të objektit të Despotit ,që ta stërmbush lagjen me egejci dhe qytetar të Nishit që atë botë dhe dhjetë vite para edhe ashtu e mbushen me të tillë plot lagjen , ata kaluan në planin e dytë . Pas disa përpjekjeve të kota me leje për ndërtim të skaduar dhe në vend të huaj , morën tërë policinë e qytetit dhe filluan dhunën dhe torturën , disa ditë radhas policia rrihte aty me çka mrinte gjyshen e gjyshin , burgosi ato dhe burgosi babën tim. Gjyshen me polici ma dërguan në spital ku mjeku turk urdhërohet nga policia ti japin gjilpërë me “ serum za lludillo”, krejt kjo që ta shpallin si të sëmurë psigjike nëpër seancat gjyqësore. Ditën që ndodhi kjo 5000 banorë të Gostivarit protestuan para policisë së Gostivarit dhe mblodhën nënshkrime që u deponuan në polici për lirimin e tyre si dhe Bashkia lokale “ Leska “, e atëhershme me dëshmi konkrete nëpërmjet Ministrisë së Transportit pas 6 muajsh ndërpreu punimet e këtijë objekti . Objekti ngeli gjys i pakryer karabina.. Despoti mori plaçkat dhe iku …, e objekti u shëndrua në deponi dhe shkatërohej. Neve nga ajo ditë filluam procedurat e kthimit sëpari të tokës , ngase ndarja e saj ishte bërë pa asnj Akt Juridik, skishte ekspropriim, skishte nacionalizim thjesht okupim.Dëmi ishte i madh , vrasje, tortura , burgosje, pyetje nga inspektor policie me nga 24 orë shtyrje etj,, Asnjherë për ne, nuk do të hiqet prej memories sonë familjare kur rezistencës së gjyshes sonë Daniloja iu përgjigj me urdhërin .. “ GAZETE JA ZHENATA JAS GARANTIRAM..” , dhe ashtu ndodhi përderisa bageristi iu ndërsy gjyshes të tjerët kapën bageristin e ajo i shpëtoi vrasjes. Krejt këtë e dine, qytetarët e Gostivarit, e sidomos Kryetarët e Komunës së Gostivarit të gjithë shqiptar.

Iku, shyqyr që iku ´92 –shi i mallkuar. Ikën Despoti , Daniloja, Nexhatat, Neimat ikën të gjithë ata komunistë të regjurr, që silleshin si kapedanë e gjakëpirës të nergut tonë gjithandej nëpër Gostivar. Shoqëria shqiptare sikur filloi të rimarë dale nga dalë veten, filloi organizimi politik i saj në çdo cep e shtëpi, njerëzit pritnin zbatimin në praktikë të shprehjes së tyre të lire në Referendumin për Autonomi Politike dhe Teritoriale të mbajtur në 11-12 Janar të vitit 1992. Askush nuk priste që shteti do të fillonte gjahun masiv dhe hakmarjen ndaj të gjithë atyre të implikuar në atë proces shumë demokratik..! Filluan arestimet, Afera “ Sina Ptica”, ku u burgosen shumë intelektual dhe aktivist shqiptar, neve ashtu sikurse edhe të tjerëve na filluan bastisjet edhe në shtëpi , ata përskaj tentativave për likudim dhe marje të pasurisë me çdo kusht ishin të interesuar të burgosin sa e më shpejtë të atin tim, pikërisht përshkak të involvimit të tij direkt në organizimin dhe mbarëvajtjen e Referendumit shqiptar, respektivisht në shtëpinë tonë atë botë u mbajtën disa nga takimet shumë të rëndësishme për këtë qëllim, si dhe ajo ishte pika e vetme votuese për nji pjesë të “ Lagjes së Re” dhe komplet Lagjen “ Mllaki-Këneta”- Gostivar. Bezdia e torturave , ndjekjeve , thirjeve të shpeshta në biseda informative në polici na u kthye në normalitet. Por jeta megjithate këkon kryerrjen e obligimeve familjare dhe kombëtare.. ! Neve vazhduam drejt dhe të pathyeshëm , pa u hamendur për këto të bëma, ishim familjarisht dhe psikologjikisht të përgaditur për çdo suprizë dhe hakamarje që asaj kohe mund të na vinte nga ai sistem totalitar.

Në ndërkohë, saga e jonë dhe ballafaqimet me shtetin në lidhje me pronën tonë vazhdonte pa ndërprerrë. Filluam që gjërat ti marim nji nga nji me radhë për të pastruar çdo dilemë juridike dhe njerëzore. Realisht shumë kemi duruar dhe shumë kemi pritë madje edhe vullnetet e mira të politikanëve dhe punonjësve shqiptar, duruam e pritëm ngase ta them të drejtën nuk na linte ndërgjegja tu nënshtrohemi edhe sa ska kuptim , nuk kish kuptim të poshtrojmë veten dhe kapitalin tonë kombëtar si fis ndaj atyre të cilët jo vetëm që skishin ndonji bagazh kombëtar por edhe si qenie ishin mjaft të padëshiruar dhe madje edhe me moral e intergritet të dyshimtë personal , panvarsisht se në mungesë të kuadrit dhe si rezultat i konjukturave partiake ata ishin nëpër vende ku edhe mundeshin jo vetëm çështjen tonë por edhe shumë punë tjera të bëjnë në dobi të popullit të vet.

Pas vitit 2001, menjiherë me mbarimin e asaj lufte dhe historie më krenare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut për këto 60 vjet, ne filluam nëpërmjet proceseve administrative të vërtetojmë pronsinë mbi token tonë.

Përfundimisht me datë 21.07.2005 , neve na erdhi VENDIM I PLOTËFUQISHËM, ku në mënyrë decidive Kadstra Shtetëtore e Maqedonisë miraton kërkesën tonë për kthim të tokës dhe taksativisht shkruan rastin se enjejta tokë pa AKT JURIDIK është e shkruar si shtetërore, e me ç´rast ajo në të njejtin vendim anulon vendimet e mëhershme për ndarje të saj dhe kthehet në culture kadastrale livadh i klasës së katërt. Kjo dëshmon jo vetëm ate se ata që bën dëmin nuk u përgjigjen për rastin, neve nuk u dëmshpërblyem por ata as nuk e kishin të regjistruar objektin ngase i njejti nuk ka pas leje valide për ndërtim e plus asaj që tani më edhe më hiç.

Pas kësaj më 11.06.2007, pranë njesisë për çështje pronësore – juridike në Ministrinë e Financave –sektori Gostivar, filluam proçedurat për privatizim . Që nga ajo ditë e deri më dita sot ky sektor nuk privatizon token të cilën e kemi blerë në 1964 dhe e kemi rifituar pa asnjë kompenzim për dëmin e shkaktuar në 2005-tën. Ky sektor në Gostivar përndryshe njihet edhe si sektori i SATANËS , sektori ku dreqi dhe njeriu janë bërë një, sektori ku qytetarët para se të hynë dhe pasi dalin nga aty shkojnë nëpër faltore për ti kërkuar falje Zotit. Ngase i gjithë krimi urban ka nga nisur nga aty, nga ai sektor shumë shqiptar kanë ngelur pa prona, ai sector ka privatizuar madje edhe toka të huaja në llogari të palëve të treta,vakufe, etj, aty ka korupcion , krim e gjithçka. Qytetarë janë të pafuqishëm tu përballojnë lojrave të të punësuarve në këtë njesi. Por Zoti këtyre një nga një ua ka dhënë dënimin e merituar . Ato janë të gjithë pa përjashtim rëndë të mallkuar nga Zoti , ky fakt është sekret publik i Gostivarit..! Duhet shumë pakë vërejtur dhe vlersuar e shihni se Zoti dhe fuqia e tij çfar mallkimesh ka bërë në familjet e tyre ,! E këto paturpësisht vazhdojnë të jetojnë e veprojnë sikur asgjë su ka ndodhur , kësi lloj monstrash që madje edhe në kuriz të fëmijëve të vet vazhdojnë ti marin në qafë bashkëqytetarët e vet nuk besoj se gjeni edhe nëpër filmat më horror dhe kanibaliste , janë rast unik në ruzullin tokësor, andaj njerëzit trishtojnë kur hyn , takohen e flasin me ta . Zoti na ruajt… !?!

Në vitin 2010, Ndërmarja Publike “ Gostivar “ nga Gostivari, pa asnji arsye ekonomike dhe financiare dhe në kundërshtim me vet aktin e themelimit shkon çuditërisht në falimentim.! Ndërsa si udhëheqes falimentues caktohet krye-krimineli i njohur Dragan Filipovski, kurse si bosrxhëlinjë hipotetik të kësaj ndëmarje tani më në falimentim hyn MAGNUM TRANS, GARTEN BAU CELI, dhe më vonë edhe REKA TRANS të gjithë këta nga Gostivari…!

Kurse si gjykatës Falimentues, meqë gjykatësja Jagoda nuk pranoi ta hap falimentimin siç donin këta të fundit , më vonë u caktua gjysëm-shqiptari Rexhep Asani , gjykatës në Gjykatën Themelore të Gostivarit një njeri pa shtyllë kurizore dhe polltron i çdo sajese kriminale, politike ose banditeske, vepron dhe jeton në parollën:.. Leku para, Zoti pas…!!

Neve, atë botë marim vesh se ky gjykatës pa asnji dokument valid fut edhe pronën tonë private tani më të rifituar që nga 2005-sa, a falimentimi fillon në 2010-tën , në masë falimentimi !!

Kërkuam sqarime se si është e mundur kjo nga Dragani , ai menjiherë nga frika juridike njofton në vitin 2012 katër institucioneet e qytetit me shkrim , respektivisht , Njesinë rajonale për çështje pronësore juridike –Gostivar, Gjykatën Themelore-Gostivar , Kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe Këshillin Komunal të Gostivarit se :”… Objekti karabina i cili gjindet në tokë të Jusuf Sulejmanit nuk është në masë falimentimi ngase për të njejtin nuk posedojnë dokumente valide për pronësi…”. Edhe përskaj këtyre , gjykatësi i apostrofuar më lartë dy herë e nxjer pronën tonë në shitje publike , dhe ma e çuditshme është se edhe përkundër këtij veprimi ai vazhdon të punoj aty…!

Prona na është kthyer në 2005-tën me AKT të PLOTËFUQISHËM , ne jemi nga 2007-ta parashtrues për privatizim, nga 2011 jemi të vetmit parashtrues për legalizim , në çertifikatën poseduese si titullar jemi ne , ndërsa ky e fut në masë falimentimi dhe më vonë sikur me qenë mall i babës së tij e nxjer madje dy here në shitje! Krim që tani sigurisht më organet e hetuesisë ku personi i lartpërmendur është i denoncuar me fakte jemi të sigurt që shtrejntë do ta paguaj..!

Neve në ndërokohë për çdo vit investonim në karabinën e lëshuar nga Despoti , prej murosjeve, sanimit të konstruksionit të betoneve, instalim të rrymës, ujit, nxemjes, dyer , dritare, suvatim të brendshëm , kulm të rri, Fasadë , banesa të komlpetuara etj etj, me qëllim që objektin ta vemë në funksion. Nga ana tjetër Ministria e Transportit dhe lidhjeve 7 –herë radhazi bie vendim për legalizim të objektit tonë në favor tonin..Kurse nga ana tjetë autoritetet komunale të Gostivarit fare nuk veprojnë konform këtyre vendimeve dhe të njejtit pranojnë shtypje e ankesa nga pale të treta që nuk janë parashtrues për legalizim të këtijë objekti..! Ata presin, presin Draganin ku dot arije marifetet e tij, ngase sipas logjikës së tyre ma interesante janë dokumentet jo valide të tij dhe grupit pas tij se sa këto zyrtaret që i deponon shteti, . Apsurdideti ska fund , dita sot në çertifikatën e planit urbanistik aty nuk egzistin objelt por parcelë bosh me kushte për ndërtim P+1, Ministria u thot legalizoni objektin pork ë kan hap sytë tek Dragani dhe VMRO-ja si dhe grupi i tyre samba pas tyre..!!

Komuna në vend që ta regulloje këtë padrejtësi historike plus tani më e mbuluar edhe juridikisht me vendimet e Ministrisë së Transportit , ajo luan lojën e dreqit dhe bëhet aleate e këtij krimineli të dëshmuar Draganit dhe hienave pas tij …!

Më vonë në vitin 2016 , Dragani dhe grupi Samba megjithësee vet kishin deklaruar se nuk kanë fletëpronësi pë objektin në fjalë dhe de jure e de facto nuk e kanëdita sot, ata në mungesë të Legjitimitetit Aktiv ngrejnë padi për kthim të objektit që asnjiherë nuk e kanë poseduar , nuk kanë fletë pronësi, nuk kanë dokumente valide si dhe i njejti nuk egziston në planin urbanistik të qytetit tonë….!

Pas shumë seancave gjyqësore dhe kthimit të saj njiherë nga Apeli me arsye absurde ku Apeli kërkon nga Dragani të identifikojë objektin, i njejti Dragan në sencat gjyqësore lëre që nuk ariti ta identifikojë ate , por qartazi deklaroi se nuk di gjë për at objekt , se asnjiher nuk e ka poseduar ngase i njejti është në truall të z.Jusuf Sulejmanit.

Pas këtyre provave dhe dëshmive Gjykatësi me të drejtë atij ia vërtetoi mospasjen e Legjitimitetit Aktiv për këtë lëndë dhe padinë e këtyre e hudhi sit ë pabazë në bazë të nenit 156 të Ligjit për pronësi dhe të drejtave të tjera për gjësende poseduese, i cili Ligj regulon ekskluzivisht këto ndërlikime pronësore –juridike, që në fakt për tu përmbushur si i tile duhet ti përmbajë tre elementet e saja thelbësore:

Të bëhet fjalë për send të caktuar individual

Pronari të dëshmojë pronësinë mbi ate që e kërkon prap

Prona të jetë në posedim faktik nga I padituri.

Të nderuar , në rastin konkret nga këto tre lemente bazë për rikthim të pronës është përmbushur vetëm elemnti i tretë: Se mbi pronën posedim faktik kami vetëm ne ,. Gjë që vërteton edhe pronarin konkret , ngase pala që paditi nuk kishte fakte që të përmbush dy elementet e para.

Kjo padi e paautorizuar nga Këshilli i borxhlijve hipotetik, ose ma mirë me thënë fajdexhive publik, e ngritur pas 30 vitesh, pas refuzimit nga ana e Gjykatës Themelore duhej tani më për së dyty here mbi bazat e ligjve në fuqi menjiherë të VËRTETOHEJ dhe ti jepej fund këtij banditizmi të trashëguar nga komunistët evitit 1992 e veç asaj që neve kur na u kthy prona në 2005 –tën nuk u dëmshpërblyem nga askush.

Në vend të kësaj gjuqtarët e Apelit –Gostivar në panel përbërë nga tre musketarët e ditëve tona ; Izet Ismaili, Rafiz Idrizi dhe Liljana Ickova, sigurisht nën delirin e e motivit të caktuar që më vonë edhe do të zbulohet e konstatohet , pa përfiljen e Ligjit 156 që qartazi regullon këto konteste mes palëve dhe duke cituar e pa arsyetuar ligje tjera në fuqi i jep posedim Dragan Filiposkit pa asnji dëshmi mbi pronën dhe me këtë rikthen kriminelët e papërgjegjshëm në vendin e krimit. Ky akt të nderuar ka vetëm një emër dhe një arsye e ai është KORUPCIONI dhe vetëm KORUPCIONI …!

Gjykatësit e lartë përmendur madje në opinion njihen sit ë tillë, ngase kjo vepër e tyre nuk ka asnji arsye tjetër juridike e morale, mendja e shëndoshë asnjiherë nuk do ta bënte një veprom të tillë , ky akt tregon fundin e shetit ligjor dhe sigurisë juridike në këtë shtet. Kësisoj gjykatës me backround të dyshmtë për korupcion, ish agjenta të shërbimit sekret dhe kaspa partriak vendin e kanë diku tjetër e jo në gjyqe , prandaj jemi aty ku jemi, këto dhe shumë të tjerë patjetër të kalojnë vettingun dhe patjetër duhet shkarkuar nga Këshilli gjyqësor se këto na morën në qafë neve dhe kombin tonë. Këto janë ajka e krimit dhe apartedit gjyqësor, janë njerzit që e lirojnë vrasësin dhe burgosin familjarët e të viktimës..!

Andaj ftoj publikisht partinë politike shqiptare në pushtet , respektivisht BDI-në e në veçanti Kryetarin e saj z.Ali Ametin, që urgjentisht ti përvishen punës për pastrim të gjyqësorit nga bandat dhe gjyqtarët që për një pjesht e djegin jarganin,.

Z.Ahmeti, e ka për detyrim kombëtar sot, që konform situatave të krijuara në kuadër të organeve të parties së vete , grupit parlamentar dhe ministrave e zv.ministrave të ngrejë një trup koordinues, për tu siguruar shqiptarëve në radhë të parë siguri juridike nëpër procese gjyqësore, të inicoje vetting pë gjyqtarët e të gjithave niveleve në shtet, për ti pastruar ata nga mbetjet e ish sistemit dhe nga ata që korupcionin e kanë pjesë të profilit të tyre, ti largojë nga puna të gjithë ata gjyqtar që në të kaluarën e tyre kanë qenë pjesë e sistemit të sigurisë së këtij shteti, ngase nëse juve nuk na ndihmoni në rastet tona pasojat do të jenë të mëdha si për neve ashtu edhe për juve. Z. Ali Ameti , ne jemi shqiptarë dhe kërkojmë mbrojtje e drejtësi me shumë të drejtë nga Ju si bartës I pushtetit dhe si njeri I cili edhe vet edhe familjarisht keni qenë në qendër të këtyre përndjekjeve dhe padrejtësive historike. I nderuar koha është tani.

Ndihmoni shqiptarët nga këto padrejtësi, ndihmoni si shqiptar, si më i thiruri dhe si njeri që kërkuat shpatën dhe besën nga ne!

Nuk kërkojmë lëmoshë por derjtësi dhe hapa konkrete nga ju..!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat