Deklarata të ndryshme të Qeverisë së Maqedonisë, vaksinat “Pfizer” janë pritur që nga viti i kaluar

Maqedonia

Deklarata të ndryshme të Qeverisë së Maqedonisë, vaksinat “Pfizer” janë pritur që nga viti i kaluar

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut ka filluar procesin e vaksinimit kundër coronavirusit, me vaksinat “Pfizer” të cilat para disa ditësh i mori si donacion nga Serbia.

Autoritetet në vend, siç janë Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, që nga viti i kaluar kanë pasur deklarata të ndryshme rreth arritjes së vaksinave dhe fillimin e vaksinimit. Ndërsa ajo që shihet është se ka vonesa të shumta, përkundër asaj që kanë deklaruar fillimisht.

Më poshtë ju rikujtojmë deklaratat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me arritjen e vaksinave dhe fillimin e procesit të vaksinimit:

30 dhjetor – “Sot pasdite është arritur marrëveshje e drejtpërdrejtë me “Pfizer”.
04 janar – “Marrëveshja është definuar mëngjesin e sotëm”.
16 janar – “Për kohë të shkurtë do ta arrijmë marrëveshjen”.
19 janar – “Marrëveshja me Pfizer është në fazën përfundimtare”.
27 janar – “Jemi në fazën përfundimtare nga bisedimet e drejtpërdrejta me Pfizer”.
03 shkurt – “Presim që Pfizer ta precizojë marrëveshjen”.
11 shkurt – “Draft marrëveshja duhet të arrijë javën e ardhshme”.
21 shkurt – “Akoma e presim marrëveshje e drejtpërdrejtë”.
26 shkurt – “Po finalizohen çështjet në marrëveshje”.

Dhe si përfundim, përkundër të gjitha këtyre deklaratave, Maqedonia e Veriut akoma nuk ka marrë vaksina drejtpërdrejtë nga kompania “Pfizer”, por vetëm rreth 4 mijë të cilat i ka si donacion nga Serbia.

Ndryshe, dje Ministria e Shëndetësisë informoi se me kërkesë të MPJ-së së Kinës, ka tërhequr paradhënien për vaksinat kineze.

Kurse, Venko Filipçe ditë më parë njoftoi se ai është autorizuar nga Qeveria, për të arrituar marrëveshje për blerjen e vaksinës ruse “Sputnik V”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat