OBRM-PDUKM pyet nëse familja e ministrit Filipçe shpërndan coronavirusin të llojit afrikan

Maqedonia

OBRM-PDUKM pyet nëse familja e ministrit Filipçe shpërndan coronavirusin të llojit afrikan

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:17
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM sot nëpërmjet një njoftimi i bën thirrje ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe që “të përgjigjet nëse gjyshi i tij, dr. Jordanço Saveski ka qenë në Zanzibar me të infektuarit e llojit afrikan të coronavirusit dhe nëse ka shkuar në karantinë”.

Nga partia opozitare maqedonase i bëjnë thirrje Filipçes nëse familja e tij është shpërndarës e coronavirusit ashtu siç ishte Caca Biljanovska.

“Përderisa populli mundohet me COVID-19, mijëra vdiqën, ndërsa familja e Filipçes po shëtit nëpër destinacione luksoze”, thonë nga kjo parti.

Ata pyesin ministrin se ku janë vaksinat dhe se populli pret të vaksinohen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat