Aksident në Kumanovë, lëndohen shtatë persona

Maqedonia

Aksident në Kumanovë, lëndohen shtatë persona

Më: 5 prill 2021 Në ora: 14:32
Foto Ilustrim

Mbrëmë, në ora 21:30 në fshatin Opaje të Kumanovës, janë aksidentuar dy vetura.

Si pasojë, janë lënduar 7 persona, ku një 43-vjeçare me lëndime të rënda trupore.

“Më 04.04:2021, në ora 21:30 në SPB Kumanovë është denoncuar se në rrugën rajonale Kumanovë – Likovë, te fshati Opaje, ka ndodhur aksident ndërmjet dy veturave “Seat ibica”, me targa të Kumanovës, me shofer M.M.(51) nga fshati Likovë dhe vetura “BMW 730” me targa të Zvicrës, me shofer A.S.(26) nga fshati Opae.

Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtarja në veturën “Seat ibica”, R.M.(43) nga fshati Likovë, kurse lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy shoferët dhe katër bashkudhëtarë të tjerë të dy veturave”, njoftuan nga MPB-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat