Kirijas: Vaksinimi dhe rivaksinimi duhet të jetë me të njëjtën vaksinë

Maqedonia

Kirijas: Vaksinimi dhe rivaksinimi duhet të jetë me të njëjtën vaksinë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 14:00
Meri Kirijas

Meri Kirijas nga Instituti për Imunologji tha se rekomandimet zyrtare edhe nga prodhuesit por edhe nga Administrata Amerikane për Ushqim dhe Barna si dhe nga Agjencia Evropiane për Barna është se rivaksinimi kundër COVID-19 duhet të jetë me të njëjtin lloj të vaksinës kundër COVID-19.

“Për momentin ka disa studime që punojnë në këtë çështje dhe të shohin se sa do të jetë efikasiteti i vaksinave nëse kombinohet doza e parë dhe e dytë nga prodhues të ndryshëm”, thotë Kirijas.

Sipas saj, për momentin nuk zyrtarisht nuk mund të rekomandohet që rivaksinimi të bëhen me vaksina të ndryshme për shkak se ende nuk dihet efikasiteti.

“Mendoj se periudhën e ardhshme do të kemi informacione zyrtare, rekomandimet ndryshohen. Megjithatë, momentalisht rekomandimi është se doza e dytë e vaksinës duhet të jetë nga i njëjti prodhues”, tha Kirijas.

Sipas saj, përvojat e deritashme tregojnë se vaksinimi është një nga mënyrat me të cilat mund të menaxhohen sëmundjet infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat