Deputetët e Maqedonisë kapen për mikrofonin, Xhaferi sjell sigurimi në Kuvend

Maqedonia

Deputetët e Maqedonisë kapen për mikrofonin, Xhaferi sjell sigurimi në Kuvend

Më: 15 prill 2021 Në ora: 18:37
Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thirri sigurimin në Kuvend për shkak të sjelljes së koordinatorit të Grupit kuvendar të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski. Micevski më herët kishte shkuar te vendi i deputetes Daniela Markovska nga LSDM dhe i fliste në vesh për shkak se Xhaferi nuk i dha fjalim procedural.

Për të mos e marrë mikrofonin, deputetja Markovska shëtiste nëpër sallë. Micevski dëshironte që Xhaferi t’i japë fjalim procedural për shkak se kjo e drejtë i takon sipas Rregullores, dhe të mos e injorojë.

Një sjellje e tillë e Micevskit vjen në kohë pandemie dhe kur në Kuvend ka protokolleve dhe rekomandime për mbajtjen e largësisë trupore.

“Nikolla Micevski, hiqu nga atje”, tha Xhaferi, ndërsa deputetët e OBRM-PDUKM bënin zhurmë duke goditur tavolinat.

Pasi ishte e pamundur të flasë deputetja Daniela Markovska, Xhaferi thirri sigurimin për ta hequr Micevskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat