Prokuroria kërkon paraburgim efektiv për Rashkovskin

Maqedonia

Prokuroria kërkon paraburgim efektiv për Rashkovskin

Më: 17 prill 2021 Në ora: 17:53
Dragi Rashovski

Prokurorja Ivana Trajçeva parashtroi ankesë ndaj vendimit për paraburgim shtëpiak për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashovski dhe për pronarin e kompanisë “Ivoka”, Daniel Stançev, të dyshuar për blerjen e softuerit me çka kanë dëmtuar buxhetin për rreth 180 mijë euro.

Prokurorja Trajçeva kërkon që masa e paraburgimit shtëpiak të zëvendësohet me paraburgim efektiv.

GJykata Penale e Shkupit dje caktoi masën e paraburgimit shtëpiak për Rashkovskin dhe Stançevin me arsyetimin prokurori nuk ka parashtruar dëshmi se mund të arratisen.

Prokuroroja Trajçeva paralajmëroi ankesë menjëherë pas vendimit.

“Do të ketë ankesë ndaj vendimit për paraburgim shtëpiak për shkak se vlerësoj se PTHP ka dëshmi të mjaftueshme për t’i faktojë rrethanat dhe për këtë duhet të caktohet masa e paraburgimit dhe jo paraburgim shtëpiak. Me këtë masë mendojmë se ka rrezik që të ndikojnë ndaj dëshmitarëve”, tha Trajçeva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat