Ky është numri i të hospitalizuarve nga virusi korona sipas qyteteve në RMV

Maqedonia

Ky është numri i të hospitalizuarve nga virusi korona sipas qyteteve në RMV

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Në repartet infektive në kryeqytet dhe qytetet tjera në vend gjithsej trajtohen 1.688 pacient pozitiv dhe të dyshuar për Kovid-19, ka rreth 330 krevat spitalor të lirë, kështu kumtuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave për 24 orët e fundit.

Të hospitalizuarit sipas qyteteve:

Manastir – 148 pacientë

Shtip – 89 pacientë

Tetovë – 40 pacientë

Veles – 86 pacientë

Kumanovë – 99 pacientë

Ohër – 100 pacientë

Prilep – 114 pacientë

Gostivar – 44 pacientë

Strugë – 20 pacientë

Strumnicë – 95 pacientë

Koçani – 36 pacientë

Kërçovë – 35 pacientë

Kavadar – 56 pacientë

Gjevgjeli – 24 pacientë

Duhet theksuar se këto numra ndryshojnë vazhdimisht, disa krevat spitalor lirohen ndërsa të tjerë pacientë vijnë, këto të dhëna janë për 24 orët e fundit.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në qendrat Kovid-19 në Shkup janë pranuar 42 pacientë, ndërsa gjithsej 702 mjekohen në repartet infektive. Në repartin intern dhe kirurgjik janë pranuar 11. Në Spitalin Klinik “8 Shtatori” janë pranuar 10 pacientë, ndërsa 7 në Klinikën Infektive. Në Kozle janë pranuar 2 pacientë të rinj, 6 në Klinikën për Fëmijë, ndërsa në Institutin për mjekësi fizike ka 6 të infektuar të rinj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat