Kuvendi i Maqedonisë votoi paketën e pestë me masa për mbështetje financiare

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë votoi paketën e pestë me masa për mbështetje financiare

Më: 18 prill 2021 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Pas debatit të gjatë sot Kuvendi e përfundoi seancën në të cilën u votuan masat që ndihmojnë ndërmarrjet dhe qytetarët.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së hynë në seancë dhe votuan, ashtu siç paralajmëruan. Ata kritikuan Talat Xhaferin për mosrespektim të masave dhe ligjeve, përkatësisht lejimin që deputetët me COVID-19 të votojnë dhe të jenë të pranishëm në Kuvend.

Për Pakon e pestë ekonomike votuan 113 deputetë për dhe nuk kishte të përmbajtur dhe kundër.

Po ashtu votuan edhe deputetët me skafanderë që erdhën në Kuvend, edhe pse ishin të infektuar me COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat