Bllazhes iu transplantua veshka e Vericës, mjekja Mojsovska: Jemi në rrugë të mirë me programin e dhurimit të organeve

Maqedonia

Bllazhes iu transplantua veshka e Vericës, mjekja Mojsovska: Jemi në rrugë të mirë me programin e dhurimit të organeve

Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:50
Ilustrim

28 vjeçari Bllazhe Sapunxhiev nga Kavadari fitoi njërën veshkë të Verica Bellçovskës. Nëna e tij, Forka thotë se i shprehin ngushëllime familjes së Bellçovskës e cila ndërroi jetë në aksident, por shprehi falënderim për gjestin human për të dhuruar organet të cilat për dikë janë jetë. Ajo thotë se djali i saj ka kohë që ka probleme me shëndetin, ndërsa dëshira e tyre më e madhe ka qenë që këto probleme të tejkalohen.

“Deri në moshën 9 vjeçare, pesë vite ishte në dializë, pas vitit të nëntë, unë ia dhashë njërën veshkë. Veshka ime pas 18 viteve filloi të mos funksionojë. Përsëri ishte një vit e gjysmë në dializë. Transplantimi ishte i suksesshëm, është mirë. Nuk na lejuan ta shohim, por nuk insistuam, me rëndësi është që gjithçka është në rregull me të, mjekët e dinë se si duhet”, u shpreh nëna e Bllazhes, Forka Sapunxhieva.

D-r Maja Mojsovska me shpresë se do të rritet vetëdija për dhurimin e organeve. Vitet e fundi i ka përkushtuar për të folur haptas në këtë temë, të ngritët vetëdija për mundësinë për dhurim të organeve gjatë vdekjes së trurit dhe në këtë mënyrë jeta e dikujt tjetër të vazhdojë më tej.

“Vlerësoj se nëse vazhdojmë kështu jemi në rrugë të mirë që të bëjmë program në Maqedoni. Më besoni që është e vështirë, këtë e punojë 7-8 vite, nuk mund të them se kemi sistem, por jemi në rrugën e duhur të bëjmë sistem dhe kjo mua më gëzon shumë, si sukses , si diçka që është vizion për transplantimin në Maqedoni”, vlerëson Mojsovska.

Veshka tjetër e Bellçovskës iu transplantua një pacienti 40 vjeçar. Gjendja e të dy pacientëve është stabile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat