Kaleska-Vançeva: Edhe sot opozita vazhdon të bllokoj punën e Kuvendit

Maqedonia

Kaleska-Vançeva: Edhe sot opozita vazhdon të bllokoj punën e Kuvendit

Më: 19 prill 2021 Në ora: 12:38
Kaleska-Vançeva

Pas bllokimit dy mujor, dje kuvendi miratoi pakon e 5 ekonomike, për pagesën e pagave për muajt shkurt e mars. Dje ranë të gjitha përpjekjet e opozitës që Kuvendi të mbetet jofunksional.

Megjithatë politika destruktive e opozitës vazhdon edhe sot, kjo pasi Timço Mucunksi anuloi në momentin e fundit Komisionin për Financim dhe Buxhet ku duhej përsëri të ndihmohen qytetarët dhe punëtorët.

Kjo dëshmon se sa kujdeset për qytetarët VMRO-DPMNE.

E pyetur se pse duhej të vijnë dy deputet me skafanderë, kur opozita shqiptare njoftoi se do jetë prezentë për të bërë kuorum, Kaleska-Vançeva tha se, “nga përvoja e mëhershme nuk kanë qenë të sigurt se do të ketë deputet që do të bëjnë kuorum”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat