Qeveria e RMV-së morri vendim që Akvaduti të emërohet për monument me shkallë më të lartë të mbrojtjes

Maqedonia

Qeveria e RMV-së morri vendim që Akvaduti të emërohet për monument me shkallë më të lartë të mbrojtjes

Më: 20 prill 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe me mendim nga Këshilli Nacional për trashëgimi kulturore, në seancën e mbajtur sot, morri vendim që emërimi i monumentit Akvaduti në Shkup, të shpallet trashëgimi kulturore me vlerë të veçantë, nënkategori me rëndësi të jashtëzakonshme.

Vendimi pasoi si rezultat pas miratimit të revolarizimit të monumentit,proces i cili ishte i bllokuar për shumë vite në institucionet përkatëse.

Me revolarizimin e Akvadutit është përfshirë edhe pyetja lidhur me çështjen e kategorizimit të së mirës sipas rëndësisë së saj dhe pyetjes për regjimin e mbrojtjes.

Ky vendim mundëson ruajtjen e përhershme të Akvadutit dhe vlerave të tij në aspektin kulturor dhe historik,si dhe në drejtim të mbrojtjes së arkitekturës të aspektit social,edukativ,turistik dhe ekonomik të lokalitetit.Me këtë lejohet që më në fund të fillojë mbrojtja fizike e tij.

Me miratimin e këtij vendimi, Akvaduti përfshihet në kategorinë kushtetuese – të mira me interes të përgjithshëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut,dhe gëzon mbrojtje të veçantë në lidhje me Kushtetutën dhe Ligjin për mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat