Ohër, nisin përgatitjet për vaksinim masiv kundër virusit

Maqedonia

Ohër, nisin përgatitjet për vaksinim masiv kundër virusit

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë nisur përgatitjet për vaksinim masiv në sallën e sportit “Biljanin izvori” në Ohër.

Filipçe theksoi se në këtë sallë pritet që në bazë ditore të vaksinohen rreth 1500 qytetarë.

“Në sallë po përgatiten 28 pika të vaksinimit, në të cilat në bazë ditore është planifikuar të vaksinohen mbi 1.500 persona.

Në sallë janë të angazhuar 50 infermierë, 10 mjekë dhe 24 punonjës administrativë. Pikat e vaksinimit do të funksionojnë në dy ndërrime”. ka shkruar mes tjerash Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat