Arsimi i lartë në Maqedoni, gati marrëveshja kolektive

Maqedonia

Arsimi i lartë në Maqedoni, gati marrëveshja kolektive

Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:41
Ilustrim

Të premten do të takohet me anëtarët e sindikatës nga të gjitha universitet në vend për të diskutuar tekstit e marrëveshje kolektive për arsimin e lartë i cili ditë më parë mori dritë jeshile nga qeveria. Institucionet e larta arsimore do të përfaqësohen nga MASH, ndërsa të punësuarit do t’i përfaqësojë Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

“Ne kemi anëtarë nga të gjitha universitete në vend. 00:48 Pres që deri në fund të javës edhe unë të marr dakordim për nënshkrimin e marrëveshjes, ashtu siç Qeveria i dha leje Ministrisë së Arsimit.01:51 Në përgatitjen e tekstit kontribut ka dhënë edhe Sindikata Akademike e Pavarur.03:56 Mund të themi se të gjithë të punësuarit në Arsim të Lartë dhe Shkencë nuk kanë marrë pagesë për punën e viteve të kaluara.”- deklaroi Joakim Nedelkov- SASHK.

Kryetari i Sindikatës në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin “ Shën Kiril dhe Metodij”, Toso Arsov, thotë se ai dhe kolegët e tij vlerësojnë se në përgjithësi teksti i marrëveshjes kolektive është i pranueshëm, por do të propozojnë disa ndryshime.

“Gjithmonë mundet edhe më mirë. Nuk duam t’i lëmë asgjë rastësisë. Për shembull, në tekst shkruan “ Paga” dhe ne do të kërkojmë që ajo të definohet “ paga bruto” dhe “ paga neto”. 09:28 Prandaj ne do ta nënshkruajmë për dy vite, që mangësitë që mund të shfaqen të përmirësohen në të ardhmen.”- pohoi prof.dr Toso Arsov- Fakultetin e Bujqësisë UKIM.

Kjo është hera e parë në 30 vjet që do të nënshkruhet një marrëveshje kolektive për arsimin e lartë. Mungesa e një të tille shkaktoi revolt gjatë vitit të kaluar, kur të punësuarit e në universitete nuk u përfshinë në rritjen e pagës prej 10% që Ministria e Arsimit aplikoi për stafin në arsimin fillorë dhe të mesëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat