OBRM-PDUKM: Zaev dhe Carovska promovojnë pabarazi sociale dhe diskriminojnë fëmijët

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Carovska promovojnë pabarazi sociale dhe diskriminojnë fëmijët

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:09
Carovska

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Zaev dhe Carovska promovojnë pabarazi sociale dhe diskriminojnë fëmijët”.

“Mbi 25 mijë persona nuk kanë kompjuterë dhe ata nuk mund të mësojnë me librat elektronik. Gabimi katastrofik është vendosja e librave elektronik dhe se kjo nuk është në asnjë vend në botë, as te vendet më të zhvilliara”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se librat elektronik mund të jenë ndihmesë por jo edhe të bazohet i gjithë procesi arsimor.

“Reforma e paralajmëruar është për mbushjen e xhepave të disa individëve, dhe jo për të mirën e fëmijëve. Shtyrja me çdo kusht që të ndryshohet sistemi është dhunë”, thuhet në njoftimin e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat