Gjysma e të akuzuarve për pasaportat e rreme të Maqedonisë pranuan fajin

Maqedonia

Gjysma e të akuzuarve për pasaportat e rreme të Maqedonisë pranuan fajin

Më: 5 maj 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Zyrtarët Denis Barufi, Alen Liçina, Gjorgje Vellkov, Faruk Bila dhe Raif Miftari sot para Gjykatës Penale të Shkupit deklaruan se janë fajtorë për veprën dhe se pranojnë fajin për të cilin akuzoheshin, përkatësisht përpunim të pasaportave me identitet të rremë për nëntokën rajonale.

Faruk Buki, Vesna Kolevska, Oliversa Sofranievska, Branisllava Vlladiçevska dhe Shemsedin Jashari u shprehen se nuk ndjehen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen, me çka procedura u nda dhe gjykimi do të vazhdojë më 7 maj.

Në këtë rast ka 11 zyrtarë të akuzuar, përkatësisht referentë të cilët në polici kanë përpunuar pasaporta të rreme për shtetasit e huaj.

Prokurori Publik Spasena Andonova njoftoi se bashkërisht me dëshmitë e siguruara nga masat PI është bërë edhe album me fotografi dhe të dhëna për 215 pasaporta, ku tregohet se cili identitet është përdorur për cilin person.

Ndryshe, nga viti 2017 deri në fund të vitit 2020 janë dhënë 214 pasaporta me identitet të rremë shtetasve të huaj dhe 1 pasaportë për një qytetar të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat