Sot 16 viktima dhe 25 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Sot 16 viktima dhe 25 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 10 maj 2021 Në ora: 15:41
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.016 teste, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19

Në Shkup – 15, Kumanovë – 4, Prilep, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Berovë dhe Vinicë nga 1.

Janë regjistruar 408 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Janë konfirmuar 16 persona të vdekur: 6 nga Shkupi (61, 65, 71, 74, 76 dhe 80), 2 persona nga Tetova (69 dhe 82) dhe nga 1 i vdekur nga Manastiri (85), Ohri (79), Kumanova (55), Kavadari (83), Gostivari (77), Kërçova (72), Radovishi (62) dhe Dellçeva (72).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 154.051, numri i pacientëve të shëruar është 138.370, numri i vdekjeve është 5.109, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.572./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat