Bie numri i pacientëve të hospitalizuar në Shkup

Maqedonia

Bie numri i pacientëve të hospitalizuar në Shkup

Më: 15 maj 2021 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 22 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 207 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka 8 pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 8 pranime të pacientëve dhe 6 pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 33 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 75 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 69 pacientë, në Kozle 4, në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve 1 pacient.

Gjithsej 207 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet.

Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 180 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat