Deputetët prej javës tjetër do të kthehen në Sallën “Maqedonia”

Maqedonia

Deputetët prej javës tjetër do të kthehen në Sallën “Maqedonia”

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Deputetët prej javës tjetër, më saktë prej më 8 qershor të vitit 2021 do i mbajë seancat plenare në Sallën “Maqedonia”.

Siç kumtoi sot shërbimi për shtyp i Kuvendit, se pas inspektimit nga ana e kryetarit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse të Ministrisë së Shëndetësisë, z. Karaxhovski dhe përfaqësuesve të Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që seancat plenare do të mbahen në pajtim me Protokollin e aprovuar për mbajtjen e seancave plenare në Sallën “Maqedonia”.

Gazetarët e akredituar do të vendosen në Sallën 3 – Pres qendra dhe Sallën 4 në katin e parë të Kuvendit, me mundësi për lëvizje përmes një dere në korridorin ndërmjet Sallave.

Përfaqësuesve të akredituar të mediumeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do u lejohet hyrje në galerinë e Sallës “Maqedonia” në numër të kufizuar, respektivisht gjithsej 17 përfaqësues të mediumeve do të mund të përcjellin seancën nga galeria dhe të njëjtit do të mund të ulen në vendet e shënuara në galeri, duke e respektuar distancën përkatëse.

Hyrja në sallën plenare do të lejohet për përfaqësuesit e mediumeve që do të japin provë për kryerjen e imunizimit të plotë, respektivisht vaksinimin kundër KOVID – 19. Legjitimimi i gazetarëve do të bëhet në mënyrë përkatëse si edhe për deputetët dhe mysafirët VIP.

Në lidhje me konferencat për shtyp dhe deklaratat për mediume, të njëjtat do të mbahen në “Sallën e Kristaltë” e cila është e pajisur me 50 ulëse për gazetarët në distancë përkatëse dhe me mikrofon portativ, ndërsa për kameramanët do të ketë vende të shënuara për vendosjen e kamerave dhe ndërmjet të gjitha grupeve do të ketë ndarje të shënuar në mënyrë përkatëse.

Gjatë mbajtjes se seancave të trupave punues në Kuvend, incizuesve do u lejohet qasje për incizimin e inserteve në fillim të seancës të trupit punues, ndërsa seancat e trupave punues që zhvillohen në sallën “Boris Trajkoski”, përfaqësuesit do të mund të përcjellin punën e përgjithshme të trupit punues nga galeria, respektivisht kameramanët do të mund të incizojnë nga vendi i shënuar për incizuesit.

Në pajtim me protokollin, gjatë qëndrimit të përgjithshëm dhe lëvizjes në Kuvend, është e obligueshme mbajtja e pajisjes që e mbulon gojën dhe hundën; në hyrjet e Kuvendit mbetet obligimi për aplikimin e mjetit dezinfektues, dhe matja e temperaturës.

Bufeja ndërmjet Sallave 3 dhe 4 do të jetë në dispozicion për gazetarët sipas parimit “për të marrë me vete”. Restoranti i Kuvendit, i pozicionuar në bodrum, do të jetë i hapur vetëm për deputetë në pajtim me Protokollin, ndërsa Klubi i deputetëve mbetet i mbyllur., thuhet në kumtesë të Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat