Azem Sadiku zyrtarizon rikandimin në Komunën e Studeniçanit

Maqedonia

Azem Sadiku zyrtarizon rikandimin në Komunën e Studeniçanit

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 11:36
Azem Sadik

Gjatë ditës së djeshme, në Kuvendi e Degës së Studeniçanit u zgjodh kryetari i degës dhe anëtarësia e kryesisë së kësaj dege.

Për kryetar të degës së Karshiakës u zgjodh Nimetulla Demiri, ndërsa në kuvend komisioni po ashtu vendosi ta kandidojë për kryetar në Komunëne e Studeniçanit, Azem Sadikun.

“Unë do të jem në përkrahje të vazhdueshme të  Azem Sadiku që jeta e banorëve të këtyre anëve të jetë më e mirë, më kualitative dhe më e zhvilluar në të gjitha aspektet.”, u shpreh kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ndryshe, Azem Sadiku është edhe nënkryetar i PDSH-së dhe është kryetar aktual i Komunës së Studeniçanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat