Në vitin 2023 do të kryesojë Maqedonia e Veriut me OSBE-në

Maqedonia

Në vitin 2023 do të kryesojë Maqedonia e Veriut me OSBE-në

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, pas takimi me ministren e Jashtme të Suedisë dhe kryesuesen e OSBE-së, An Linde, theksoi se Maqedonia e Veriut me OSBE-në do të kryesojë në vitin 2023.

Osmani mes tjerash falemnderoi kryesuesen aktuale të OSBE-së, An Linde për angazhimin e jashtëzakonshëm edhe përkundër kushteve të vështira me pandeminë.

“Maqedonia do të kryeson me OSBE-në në vitin 2023.

Dhe kjo na bën që të jemi në treshen e kryesuesve dhe na jep një mundësi për të bashkëbiseduar, për të ndarë eksperiencën e njëri tjetrit në këtë drejtim dhe natyrisht edhe për ta akorduar prioritetet dhe kahjet e këtij bashkëpunimi në të ardhmen”, u shpreh Osmani pas takimi me ministren e Jashtme të Suedisë dhe kryesuesen e OSBE-së, An Linde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat