U konfirmua kandidati për kryetar i LSDM-së në Kumanovë

Maqedonia

U konfirmua kandidati për kryetar i LSDM-së në Kumanovë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 17:51
U konfirmua kandidati për kryetar i LSDM-së në Kumanovë

Në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti në Maqedoninë e Veriut, LSDM-ja pritet të kandidojë me kryetarin aktual të këtij qyteti, Maksim Dimitrievski.

“Në thuajse katër vitet e fundit kemi realizuar shumë projekte të përbashkëta për Kumanovën tonë.

E kemi stabilizuar financiarisht komunën dhe e kemi bërë perspektive, mbështetja nga qytetarët në të gjitha anketat dhe takime ishte motiv më shumë për të dorëzuar kandidaturën dhe programin në partinë time për mandatin e ri të kryetarit”, deklaroi Dimitrievski.

Ai vlerësoi që edhe në vazhdim do të angazhohet për të bërë një Kumanovë modern dhe evropiane përmes projekteve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat