LSDM: Vazhdojmë me kujdesin ndaj qytetarëve, TVSH-ja për rrymën elektrike është ulur nga 18 në 5%

Maqedonia

LSDM: Vazhdojmë me kujdesin ndaj qytetarëve, TVSH-ja për rrymën elektrike është ulur nga 18 në 5%

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 16:37
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se ata janë të përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve dhe mundësojnë përmirësim të cilësisë së jetës.

“Shumica kuvendare e udhëhequr nga LSDM i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligji për vlerë të shtuar, me çka TVSH-ja për energji elektrike nga 18 ulet në 5%”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas tyre, ata kanë arritur që me këto ndryshime të parandalojnë shtrenjtimin e çmimit të energjisë eltkrike dhe me këtë është mbrojtur buxheti i familjeve.

“Institucionet e udhëhequra nga LSDM gjithmonë qëndrojnë në anën e qytetarëve për të përmirësuar standardin jetësor”, thuhet në njoftimin e LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat