Filipçe ka këtë paralajmërim

Maqedonia

Filipçe ka këtë paralajmërim

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 20:10
Venko Filipçe

Nëse nuk vaksinoheni edhe një muaj, nga shtatori do ta keni të pamundur t’i kryeni disa aktivitete. Kjo ngase autoritetet shëndetësore paralajmërojnë masa kufizuese për personat të cilët nuk do të imunizohen me ndonjë nga vaksinat anti-covid. Nuk ka zgjidhje tjetër që ta mbrojmë shëndetin e qytetarëve, kemi parë se çfarë shtrëngimesh, si ora policore e të tjera, na shoqëruan vitin e kaluar, deklaroi i pari i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Ne do të mbrojmë shëndetin publik, me çka eventualisht do të vendosim masa të tilla, aty ku ka mundësi për tubime masovike, si ngjarje publike, ndoshta hyrje në disa vende publike e kështu me radhë. Për masa të tilla më në detaje do të flasim në gusht, nëse vërejmë se procesi i vaksinimit stagnon. Tani kemi shkallë të lartë të vaksinimit në krahasim me shumë shtete të rajonit, po edhe kësaj pjese të Evropës. Të jem i sinqertë mendoj se kështu do të vazhdojë, por nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveçse të sjellim masa të tilla, nëse bie interesi”, tha Filipçe.

Nëse vjen te vendosja e ndalesave për qytetarët që nuk janë vaksinuar, masat do të vlejnë njësojë për të gjithë, si për fëmijët edhe të moshuarit, thotë ministri Filipçe.

“Sa i përket vaksinimit të fëmijëve, nuk e kemi plan që të vendosim masa për ta e as për të rriturit dhe të njëjtat të jenë të obligueshme, as për shkolla, as për fakultete, megjithatë aty ku ka rrezik për turma të mëdha, këtu po mendojmë të vendosim, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për adoleshentë apo persona të moshuar”, shtoi ai.

Përndryshe, siç kumtohet nga Ministria e Shëndetësisë, në deri dje janë aplikuar gjithsej 862.426 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 361.431 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat