Zaev, Rama dhe Vuçiq takohen në Shkup

Maqedonia

Zaev, Rama dhe Vuçiq takohen në Shkup

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 20:13
Pamje nga takimi

Në kuadër të Forumit Ekonomik apo i njohur ndryshe si Mini Shengeni, tanimë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë parë bashkërisht.

Që të dy, janë pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

Ndërkaq këtë të fundit në një tryezë me Ramën dhe Vuqiçin e ka shoqëruar edhe i pari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Image
Pamje nga takimi

Takimi që vjen një ditë para Forumit Ekonomik që do të mbahet në Shkup, është realizuar në formatin jozyrtar në njërin nga restorantet që gjendet në Sheshin “Maqedonia” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat