Dje janë aplikuar 12.939 vaksina

Maqedonia

Dje janë aplikuar 12.939 vaksina

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në terren.

Nga MSH thonë se janë aplikuar gjithsej 920.442 doza të vaksinave, ndërsa 401.336 qytetarë janë rivaksinuar.

“Dje janë vaksinuar gjithsej 12.939 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.909 qytetarë.

“64% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 62% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 57% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. 45% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, thonë nga MSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat